Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës, nuk ndryshon gazi. Bordi i Transparencës ka komunikuar sot çmimet e reja, 24 orë pas ndryshimit të fundit.

Nafta ishte 219 lekë litër, bëhet 229 lekë litër. Benzina ishte 195 lekë/litër, shkon 203 lekë litër. Gazi do të shitet me 78 lekë litri.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, vendimet e Bordit të Transparencës në datë 29 Shtator 2022, janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran, ku rritja vjen për shkak të rritjes së faktorëve:

1. Gazoil rritja në bursë +68 usd ton nga data 26 shtator.
2. Benzina rritja në bursë + 60 usd nga data 26 shtator.
3. Kursi dollarit nga + 1.63 pikë nga data 26 Shtator kur ishte mbledhja e fundit e bordit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 shtator ora 20:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version