Bordi i Transparencës ka ulur për të dytën ditë radhazi çmimin e naftës në vend.

Sipas vendimit të fundit, nafta me pakicë do të tregtohet me 216 lekë, nga 224 lekë që u ul çmimi dje.

Benzina do të tregtohet me 194 lekë, nga 198 lekë që u rrit dje.

Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër, ng a78 në vendimin e djeshëm.

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 16 Shtator 2022, janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran, thuhet në njoftimin zyrtar.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 194 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 77 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version