Kryeministri Edi Rama mbërriti ditën e sotme në seancën e posacme që po zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë për kërkesën e SPAK për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.
I veshur me kostum të bardhë, Rama qëndroi në mesin e ministresve në Kuvend, por u largua më pas. Largimi ndodhi në momentin kur kryedemokrati Sali Berisha tha në Kuvend se duhet t’iu përgjigjet Edi Rama pyetjeve për Ahmetajn.
‘Duhej të ishte në sallë për tiu përgjigjur pyetjeve në respekt të drejtësisë, qytetarëve propozoj që të gjitha pyetjeve t’iu përgjigjet bosi i tij Edi Rama. Thirreni këtu t’i bëjmë pyetje‘- tha Berisha.
Pas kësaj deklarate, Rama largohet nga salla.

