Deputeti socialist Erion Braçe i kërkoi të shpallë një plan konkret për kursimin e energjisë elektrike. Në Komisionin e Ekonomisë ai theksoi se kjo situatë nuk duhet marrë si shaka ndërsa kërkoi që ata që shpenzojnë energjinë elektrike për luks duhet të paguajnë me çmim tjetër në raport me pensionistët.
Të kursesh në këtë periudhë nuk është tallje. Është jetike. Qeveria duhet të shpallë një plan kursimi për institucionet publike. Zgjoheni në 5 të mëngjesit dhe shikoni se çfarë ndriçon në këtë qytet kot. Kush e do energjinë elektrike për luks duhet ta paguajë me çmim tjetër nga pensionistët. Kjo historia që e themi dhe nuk veprojmë, nuk shkon më.

