Harry Styles dominoi Brit Awards 2023 në një ceremoni vezulluese mbrëmjen e kaluar në The O2 Arena në Londër.
Këngëtari 29-vjeçar anglez arriti të fitojë të katër kategoritë në të cilat u nominua, duke përfshirë Artistin Britanik të Vitit, Albumin Britanik të Vitit për ‘Harry’s House’, Këngën Britanike të Vitit për ‘As It Was’ dhe Artisti më i mirë Pop/R&B.
Grupi britanik indie rock Wet Leg fitoi dy çmime nga katër kategoritë për të cilat ishin nominuar, për Bandën Britanike të Vitit dhe Artistin më të Mirë të Ri. Beyoncé dominoi kategoritë ndërkombëtare në BRIT Awards 2023, me mbretëreshën 41- vjeçare të Grammy-t që mori dy çmime: Artistja Ndërkombëtare e Vitit, Kënga më e mirë ndërkombëtare për ‘Break My Soul’.
FLO u bë grupi i parë femëror që fitoi çmimin Rising Star në BRIT Awards dhe grupi i parë që nga Florence + The Machine në 2009. Fitues të tjerë ishin Becky Hill dhe “The 1975”.
Mikpritësi i BRIT Awards 2023 ishte edhe për një vit Mo Gilligan, humoristi stand up i cili ka për meritën e tij çmime dhe nominime të shumta dhe turne të shitura.

