Qeveria britanike e Rishi Sunak po shqyrton planet për të përshpejtuar largimin nga vendi të azilkërkuesve nga vendet e përcaktuara “të sigurta”. Në përpjekje për të trajtuar problemin e migrimit masiv me gomone drejt Britanisë, The Times shkruan se Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman dëshiron të ringjallë një politikë të qeverisë së re laburiste, për një “listë të bardhë” të vendeve që konsiderohen të sigurta nga Ministria e Brendshme.
Me këtë politikë, Suella Braverman kërkon që emigrantët shqiptarë që kalojnë Kanalin me gomone të mund të deportohen shumë më shpejtë.
“Ata që janë nga vendet “të sigurta” do të jenë të parët që do të dëbohen.
Të gjithë azilkërkuesit nga vendet që konsiderohen të sigurta nga Ministria e Brendshme do të gjurmohen shpejt për t’u larguar si pjesë e planeve për të luftuar krizën e emigrantëve në Kanal”, ka mësuar The Times.
“Suella Braverman, po kërkon të ringjallë një listë të vendeve të përcaktuara “të sigurta”, nga qytetarët e të cilëve kërkesat për azil konsiderohen kryesisht si të pabaza. Kërkuesit e refuzuar nuk do të kenë të drejtë të apelojnë.
Lista do të përfshijë Shqipërinë, kombësinë që ka llogaritur numrin më të madh të migrantëve me gomone përgjatë Kanalit këtë vit me më shumë se 12,000 qytetarë”, shkruan The Times.

