Britania e Madhe raportohet se ka ngrirë më shumë se 18 miliardë paund asete ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin, ka zbuluar një raport i ri i DailyMail.
Organi përgjegjës për vendosjen e sanksioneve nga Britania përshëndeti ‘masivitetin, shkallën dhe kompleksitetin e paprecedentë’ të veprimit që kur lideri rus nisi agresionin ndaj qinjve ukrainas.

Rishikimi vjetor i Zyrës së Zbatimit të Sanksioneve Financiare tha se masat e marra kundër Kremlinit kishin çuar në “sanksionet financiare më të rrepta në histori”, teksa u raportuan 18 miliardë £ asete ruse si të ngrira, ndërsa qeveria tha se më shumë se 1200 individë rusë dhe 120 subjekte ishin sanksionuar që nga fillimi i pushtimit rus.
Ndikimi ekonomik i sanksioneve parashikohet të shkaktojë një goditje prej 6.2 për qind ndaj PBB-së së Rusisë këtë vit, krahasuar me parashikimet e para pushtimit, ndërsa pritet të bjerë me 2.3% në vitin 2023.