Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç do të zhvillojë sot një vizitë në Veri të Kosovës. Kjo është vizita e parë që kur është zgjedhur kryeministre. Brnabiç gjatë vizitës do të ndalet  Mitrovicë , Zveçan dhe Leposaviç.

Vizita është paralajmëruar të enjten, më 1 shtator, në përputhje me Marrëveshjen për Vizita Zyrtare, njoftoi më herët Qeveria e Serbisë.

Më herët Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç në veri të vendit. Kurti u shpreh se Brnabiç nuk duhet të japë deklarata përçarëse që mund të sjellin tensione dhe destabilizim.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version