Te Çelsi krenohen me Armando Brojën. Klubi londinez ka publikuar së fundmi një video në faqen zyrtare në “Instagram” ku shfaqet shqiptarit gjatë një seance stërvitore në palestër.
Broja ka treguar cilësitë e tij prej një “bishe” të vërtetë, duke i lënë të gjithë me “gojë hapur” me kërcimin e tij, që në pamje të parë dukej si i pamundur. Pranë tij ndodhej Rahim Stërling që është mrekulluar nga ajo çka ka bërë ylli shqiptar. “Sigurt që jo, por Armando mundet”, ishte mbishkrimi i klubit londinez në videon e Brojës. Kujtojmë që Broja ka filluar ndjeshëm terren te Çelsi, teksa në sfidën e djeshme ndaj Brenford u aktivizua titullar.

