Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Brentford dhe Chelsea, me shifrat e bardha 0-0.

Armando Broja ishte titullar për herë të parë këtë sezon me Blutë e Londrës dhe menjëherë u shndërrua në rrezik konstant për kundërshtarët.

Sulmuesi shqiptar udhëhoqi sulmin e skuadrës së Graham Potter, duke treguar se e meriton një shans. Në minutën e 25-të, Broja i afrohet shumë golit, teksa provoi me kokë, por nuk e dërgoi dot sferën në rrjetë.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2022/10/broja.mp4

Në minutën e 37-të, edhe pse nuk është një sulmues, Cesar Azpilicueta tenton të zgjidhë gjithçka vetë, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri David Raya.

Në minutën e 38-të, Broja fiton duelin me kundërshtarët, madje driblon disa mbrojtës, por tregohet më egoist se ç’duhet duke mos pasur dhe duke goditur vetë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version