Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rinumëroi votat e Belshit, pas ankimimit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Rinumërimi i votave rikonfirmoi fitoren e kandidatit të PS, Arif Tafani.

Ai grumbulloi 4564 vota, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” mori 4515 vota. Ndërkohë, 186 vota u shpallën të pavlefshme. Përfaqësuesit ligjor të “Bashkë Fitojmë” depozituan në KAS disa pretendime lidhur me procesin e votimit dhe numërimit për këtë bashki. Sipas tyre, rreth 60 fletë votimi janë konsideruar të vlefshme, ndërkohë që në to ka shkarravina, por sërish janë numëruar si të vlefshme për Partinë Socialiste.

Vendimi për hapjen e kutive sot në orën 13:30 u mor pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa. Gjithashtu përfaqësuesit e koalicionit opozitar kërkuan nga KAS që të mos përfshihen në tabelën e rezultateve të zgjedhjeve votat e dala nga burgu i Rrogozhinës, me pretendimin se jo të gjithë janë residentë në Bashki, e sipas Kodit Zgjedhor duhet të votojnë pranë vendbanimit të tyre. Por kjo kërkesë e “Bashkë Fitojmë” është hedhur poshtë nga KAS, të cilët shpallën fitues kandidatin e PS-së, Edison Memolla.

Megjithatë përfaqësuesi ligjor i “Bashkë Fitojmë”, Ivi Kaso, ka paralajmëruar se vendimin e KAS do ta dërgojë në Kolegj Zgjedhor. KAS rrëzoi gjithashtu edhe një kërkesë tjetër nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, të cilët kanë kërkuar ekspertë të huaj për ekzaminimin e votimit elektronik në Kamëz.

Për KAS vendimi ishte i rregullt, duke marrë edhe shembullin se numri i votave përputhej me votimin elektronik. Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është shprehur se KAS është i kapur politikisht.

Sipas tij, zgjedhjet në Kamëz e Elbasan duhen të shpallen të pavlefshme. E të dy çështjet e rrëzuara nga KAS do të ankimohen në Kolegjin Zgjedhor.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version