“Burri yt është përdhunues”, “Unë do të bëja vetëvrasje në vendin tënd”, apo “bashkëpunëtore i një përdhunuesi”, janë disa nga mesazhet e urrejtjes që ka marrë Joana Sanz, gruaja e Dani Alves së fundmi.

Modelja spanjole, e cila ende mban zi për vdekjen e nënës së saj disa javë më pare, ka ndarë në Instagram disa nga mesazhet që ka marrë që kur burri i saj u arrestua, i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një klub në Barcelona.

Joana Sanz gjithashtu ndau më vonë një histori, që u fshi nga Instagram: “Për të ndaluar përdorimin e disa fjalëve në mesazhe, ata nuk vendosin kufizime”.

Dani Alves u arrestua më 20 të këtij muaji, kur u paraqit në një stacion policor në Barcelonë për të dhënë deklarata për rastin. Ai iu paraqit një gjyqtari, i cili e vendosi në masën e paraburgimit, duke konsideruar se ekzistonte rreziku i arratisjes.

Sipas shtypit të vendit fqinj, avokati i ndërkombëtarit brazilian do të kërkojë të hënën ndryshimin e masës shtrënguese në arrest shtëpie, me byzylyk elektronik. Joana Sanz megjithatë fshiu nga Instagrami i saj praktikisht të gjitha fotot në të cilat shfaqej përkrah Dani Alves.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version