Delina Ibrahimaj: Buxheti dhe shpenzimet paguhen nga të ardhurat, që janë rritur 2fish. Janë rritur si pasojë e zgjerimit të bazës së tatim paguesve. 17% të të ardhurave tatimore mblidhen nga 2 mijë subjekte. Si i mblidhkemi ne këto para nga më të varfrit? Unë dua t’ju rikujtoj se rritja e të ardhurave ka qënë e lartë, rreth 35 mld lekë më shumë por rritja është 16% më shumë se viti i kaluar. Inflacioni mesatar për 10 muajt ka qënë 6.5%.Me gjithë rritjen e të ardhurave, që vijnë si pasojë e rritjes ekonomike, ne të gjitha këto të ardhura i kemi rishpërndarë, kemi rritur pensionet, ndihmën ekonomike, pagat. A do donim ti rrisnim me norma më të larta, sigurisht. është e pamundur që në një vit krize ti të marrësh vendime të nxituara. Këto vendime gjenden në programet e FMN. Ne sot jemi këtu për të mbrojtur buxhetin e vitit 2023.
Nuk mund të themi se ato qe paguhen më pak paguajnë më shumë.

