Ministra e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka folur në Kuvend për buxhetin e vitit 2023. Ibrahimaj tha nga foltorja se borxhi dhe inflacioni janë ulur, teksa buxuheti për vitin 2023 është krijuar në një kohë krize.
Ajo tha se inflacioni në vend është 6. 5% më i ulëti krahasuar me vendet e tjera të rajonit, të cilat kanë inflacion 2 shifror. Po ashtu Ministrja e ekonomisë në fjalën e saj në Kuvend e vuri theksin tek çmimi i energjisë, që sipas saj nuk ka pësuar rritje në asnjë segment të popullatës.
“Si mundet që bizneset të vendosin të celin sipërmarrjen e tyre në një ambient të rënuar në një ambient ku ka zi. Unë do lutesha që shifrat t’i shikoni dhe t’i interperetoni. Sigurisht që e ardhmja nuk është fushë me lule. Sigurisht që ne si pjesë përbërse e ekonomisë evropiane ku partnerët tanë janë në Evropë do të ndikohemi nga kriza, do të ndikohemi nga cmimet e rritura të inflacionit si në vendet e tjera. 60 % i inflacionit tonë është inflacion i importuar është i prodhuar në vend, për 40 % e inflacionit, thuhen këtu se cmimet janë rritur në mënyrë katastrofale. Inflacioni në vend është 6. 5 % më i ulëti i të gjithë vendeve të rajonit të gjithë vendet që na rrethojnë kanë inflacion 2 shifror në dhjetë mujorin e parë të këtij viti dhe arsyeja është 1. Të gjithë ne jemi të ndikuar sigurisht nga importet dhe inflacioni i importuar, por ama ajo që ka bërë cdo qeveri për të ndikuar cmimet në vend për të ndikuar kostot e prodhimit në vend është e ndryshme nga vendet e tjera. Meqënëse ju pëlqen të krahasohemi me vendet e rajonit, qevreitë ndikohen për efektivitetin e politikave të tyre. Dhe inflacioni është një shifër e cila garanton efektivitetin e politikave që ne kemi ndërmarrë deri më sot. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që cmimi i energjisë elektrike nuk ka ndryshuar në asnjë segemnet të popupllatës apo biznesit“, tha Ibrahimaj.
Sipas Ministres së Ekonomisë në buxhetin e 2023 janë alokuar 50 miliardë lekë për mbështetje sociale.
“Dua t’iu rikutoij se pjesa më e madhe e vendeve kanë rritur cmimin e energjisë elektrike, duke e tranferuar koston tek qytetarët. Ne kemi zgjedhur rrugën më të vështirë dhe do t’i mbrojmë qytetarët shqiptarë. Paralelisht Ministria e Infrastrukturës dhe energjsië do të nxisë diversifikimin e prodhimit të energjisë elektrike nëpërmjet të gjithë insturmenteve që më vonë ministra do t’iu lexojë. Do të përfocojmë mbrojtjen sociale për shtresat në nevojë për të siguruar që kriza e cmimeve do të ndihet sa më pak dhe për të shmangur kështu ashpërsinë e varfërisë. U fol këtu për një shifër varfërie në nivelin 40 % fakt i pavërtetë. Sipas eurostat dhe metodologjive të eurostat niveli i varfërisë në vend të paktën i fundit i publikuar sipas instat është 21.8%, rreziku për të qënë i varfër, ndërkohë që ky rrezik ka ardhur duke u reduktuar nga viti në vit. Nga 23.7 që ka qenë në 2017 nëpërmjet politikave tona ne kemi bërë që ta reduktojmë nga viti në vit dhe do të vijojmë në këtë drejtim. Unë dua që qytetarët të dinë të vëretën dhe mos degjojnë aludime dhe gënjeshtra”, tha Ministrja Delina Ibrahimi.

