Një çantë me tritol dhe granata u kap nga policia e Vlorës, por jo pronari që i transportonte ato. Informacioni i raportuar në polici se një shtetas lëvizte në lagjen “Isa Boletini” të qytetit me sende të paligjshme, vunë në lëvize forcat e policisë.
Por, kur efektivët shkuan në adresën e dhënë, bllokuan fillimisht hyrjet dhe daljet e lagjes dhe më pas vijuan kontrollet e imtësishme për të lokalizuar personin e dyshuar.
Gjatë kontrollit në një banesë të braktisur, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granata dore dhe 2 ndezës grantash, që dyshohet se i braktisi personi që i transportonte ato.
Kjo është ngarkesa e dytë e lëndëve shpërthyese që kapet në qytetin e Vlorës në harkun e një jave. Më 8 shkurt, një operacion i koduar “Konockout”, u sekuestruan tre mina me telekomandë, që do t’i shiteshin një grupi kriminal me një shumë prej 10 mijë eurosh.
Në pranga përfunduan dy të rinjve nga Puka që i transportuan minat nga kryeqyteti drejt Vlorës. Ata thanë se nuk i njihni dërguesin dhe as marrësit e minave të tilla. Sekuestrimet vijnë ndërkohë që një hotel dy katesh u shemb i gjithi mëngjesin e së hënës në Sarandë nga një sasi e madhe tritoli.

