Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se nuk ka pasur asnjë denoncim për aplikacionin e Partisë Socialiste ‘Aktiv1sti’. Në një konferencë me gazetarët, Celibashi thotë se në momentin që do të ketë një denoncim, do të bëhet një vlerësim i situatës. Ai shtoi gjithashtu se gjithçka do të shqyrtohet edhe bazuar në sjelljen e partive apo të institucioneve.
Pjesë nga konferenca:
Pyetje: PS ka krijuar një aplikacion në kuadër të zgjedhjeve ku administrata detyrohet të marrë pjesë. A përben kjo për KQZ shkelje të kodit zgjedhor dhe nëse po janë marrë masa?
Në KQZ nuk është paraqitur asnjë kërkesë, asnjë denoncim apo ankim në lidhje me këtë çështje dhe nuk mund të them asgjë, por nëse do të jetë objekt i shqyrtimit do ta vlerësoj nëse ka shkelje të ligjit apo jo, sjelle të partive apo edhe të institucioneve.

