Komisioneri Qëndror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka raportuar ditën e sotme në Komisionin për Çështjet Ligjore në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Celibashi ka deklaruar se në zgjedhjet e vitit 2025 duhet që të aplikohet votimi elektronik në më shumë qarqe, pasi sipas tij garanton 100 fshehtësinë e votës.
“Nëse votimi elektronik do duhet të implementohet në të gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë në vitin 2025, ky vendim do duhet të merret tani. Dhe do duhet që të vihen në dispozicion të KQZ, fondet jo më vonë se 1 vit më përpara. Gjithnjë në rang qarku, pra në një njësi zgjedhore,” tha Celibashi.
I pyetur në lidhje me problematikat e zgjedhjeve të 14 majit, Celibashi poshtë akuzat e PD se afro 500 mijë votues nuk kanë ushtruar të drejtën e votës pasi iu është ndryshuar vendi i votimit.
“266 qendra votimi që patën probleme, s’janë as 1000 as 500 sikurse u deklarua, dhe nga këto 120 qendra votimi su paraqitën operatorët. Pra pjesa problematike ishte në numër shumë të reduktuar,” u shpreh Celibashi.
Gjatë diskutimeve, opozita ngriti shqetësim mbi përdorimi administratës nga qeveria dhe asfaltin elektoral, punësimet elektorale apo platformat “aktivisti” dhe “patronazhisti”.

