Celine Dion është diagnostikuar me Sindromi i Personit të Ngurtë (SPS), që i bën që muskujt e saj të tensionohen në mënyrë të pakontrolluar.

Kjo sindromë i bën të prekurit nga kjo sëmundje të qëndrojnë si “statujë” pasi në mënyrë progresive e ngurtëson trupin duke bërë të paaftë të ecin ose të flasin.

Ndërsa nuk ka kurë për SPS, ka trajtime për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes. Celine zbuloi se po bën gjithçka që mundet për të minimizuar simptomat.

Këngëtarja 54-vjeçare iu drejtua fansave të saj në një postim në Instagram të enjten teksa zbuloi se kjo e ka detyruar të anulojë turneun e saj evropian.

“Përshëndetje të gjithëve, më vjen keq që m’u desh kaq shumë kohë për të kontaktuar me ju. Më mungoni shumë të gjithë dhe mezi pres të jem në skenë dhe të flas personalisht me ju. Siç e dini, unë kam qenë gjithmonë një libër i hapur dhe nuk kam qenë gati të them asgjë më parë, por jam gati tani.

Prej një kohe të gjatë përballem me probleme shëndetësore dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me sfidat e mia dhe të flas për gjithçka që kam kaluar. Kohët e fundit jam diagnostikuar me një çrregullim neurologjik shumë të rrallë të quajtur sindromi i personit të ngurtë, i cili prek 1 në një milion njerëz.

Ndërsa ne jemi ende duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, dimë se ishte kjo sëmundje që më shkaktoi të gjitha spazmat që kam pasur”, u shpreh këngëtarja.

Duke detajuar ndikimin që sindroma ka pasur tek ajo, Celine vazhdoi: ‘Për fat të keq, këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme duke shkaktuar ndonjëherë vështirësi kur eci dhe duke mos më lejuar të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar.

Më dhemb t’ju them sot se kjo do të thotë se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Evropë në shkurt. Kam një ekip të madh mjekësh që punojnë përkrah meje për të më ndihmuar të përmirësohem dhe fëmijët e mi të çmuar që më mbështesin dhe më ndihmojnë.

Unë jam duke punuar shumë me terapistin tim çdo ditë për të rritur forcën time dhe aftësinë time për të performuar përsëri, por duhet të pranoj se ka qenë një luftë.

Gjithçka që di është të këndoj, është ajo që kam bërë gjatë gjithë jetës sime dhe është ajo që më pëlqen të bëj më shumë.

Më ka marrë malli shumë për ju. Më mungon t’ju shoh të gjithëve në skenë teksa performoj për ju.

Unë gjithmonë jap 100 për qind kur performoj, por gjendja ime tani s’më lejon.

Që të arrij sërish tek ju, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të përqendrohem në shëndetin tim në këtë moment dhe kam shpresë që jam në rrugën e rikuperimit.

Ky është fokusi im dhe po bëj gjithçka që mundem për t’u rikuperuar.”

Celine la të kuptohet se përballej me probleme shëndetësore në janar, kur anuloi turneun botëror Courage në Amerikën e Veriut nga 9 mars deri më 22 prill.

Njoftimi erdhi tre muaj pasi asaj iu desh të anulonte performancën në Las Vegas për shkak të njëjtin problem shëndetësor.

Celine është bërë e njohur si ‘Mbretëresha e Las Vegas’ dhe pasi u tërhoq nga rezidenca e saj e famshme Caesars Palace në vitin 2019, ajo u nxitua të kthehej në Sin City për të performuar në Resorts World on the Strip.

Një deklaratë në uebsajtin e saj u shkruajt se Celine kohët e fundit është trajtuar për spazma të rënda dhe të vazhdueshme të muskujve që po e pengojnë atë të performojë dhe shërimi i saj po zgjat më shumë sesa shpresonte.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version