Siç e ka kthyer në zakon, kryeministri Edi Rama i lajmëron “non gratat” nga Foltorja e Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë interpelancës së sotme që opozita kishte kërkuar për çështjen e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal ka bërë dhe një tjetër deklaratë të fortë politike.
“Shumë shpejt do të ketë një tjetër të shpallur non grata,”-tha Rama, por heshti shpejt pa dhënë emra dhe arsyetime se nga i dinte këto informacione që supozohen të jenë konfidenciale të Departamentit Amerikan të Shtetit. Duke u nisur nga precedenti se edhe mandatin e sekretarit Blinken kundër Sali Berishës Rama e kishte paralajmëruar i pari po nga e njëjta FRoltore e kuvendit, Lapsi.al iu drejtua Ambasadës së SHBA në Tiranë me këtë pyetje: Kërkojmë një koment nga ju për deklaraimin e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, se nga SHBA do të ketë një non-grata tjetër.
Nuk kaluan as 40 minuta dhe erdhi përgjigjja e shoqëruar me një link. Sipas zyrës së shtypi të ambasadës qëndrimi qe i njëjtë me atë që kryediplomatja Yuri Kim kishte thënë në një intervistë me Erla Mëhillin në janar 2022. Atëhere Kim tha: “Shikoni, thuajse çdo javë, dakord, jo çdo javë, por çdo muaj, shoh një artikull apo ndonjë gazetar që thotë: e di kush është personi tjetër që do shpallet; do të ketë përcaktime. Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm”.,”-shkruhet në artikullin e Lapsi.al.
Pra kanë hedhur poshtë pretendimit e kryeministrit Edi Rama që lë të kuptohet se ka informacione edhe nga DASH, por ambasada amerikane, e pyetur se a ka të drejtë kryeministri të flasë në emër të SHBA, nuk dha asnjë koment. Edhe pse kjo nuk është hera e parë që bën deklarata të tilla.
Mbetet vetëm të shohim se kush do të sanksionohet për të zbuluar nëse ka pasur të drejtë apo jo?

