Kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur që nuk tërhiqet nga amnistia fiskale, teksa ka pasur kritika për Bashkimin Europian. Në një takim me socialistët në Gjirokastër, Rama tha se ndërkombëtarët nuk japin “ok” pasi duan që paratë të qëndrojnë në vendin e tyre.
“Thonë se nuk do e bëni amnistinë fiskale. Nuk mund të na thonë ju nuk bëni amnisti fiskale se është për krimin, pse ato emigrantët që i keni, janë kriminelë? Sa kanë punuar në të zezë? Sa kohë kanë mbledhur para që kanë fjetur në pemë, duke punuar ditë natë? Unë kam takuar njerëz që kanë fjetur në pemë. Ku i kanë çuar paratë? Një pjesë na e kanë sjellë. Kur u bënë kaq qibarë. Kush e shpiku punën e zezë për shqiptarët, unë? Paratë nuk i legalizojnë se janë kriminelë. Mbi të gjitha ne e kemi parë në anketimet dhe këshillin kombëtar. Patronazhistët kanë për t’i kapur…ia kam thënë.
Çfarë idiotësh! Duhet bërë, dhe do e bëjmë me patjetër. Por kur na thënë bëjeni për ata që punojnë tek ne. Po pse? Paratë i doni atje, po jo se do i sjellin këtu ata se janë shqiptarë. Po këtë e kanë bërë të gjithë vendet e Europës, do kërkojmë vota. Do e bëjmë, ky është fakt,”-tha Rama.

