Gjykata e Tiranës la në burg më 18 Mars, ish-zv.komandantin e RENEA-s, njëherësh shef i repartit të stërvitjes Altin Morinën.

Gjatë seancës të shtunën, Morina ka mbajtur të njëjtin qëndrim si në dëshminë paraprake para Oficerëve të Policisë Gjyqësore që shumat e parave i ka marrë tek një biznesmen për një hall personal.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/03/Video-FB-1.mp4

Por Prokuroria mendon ndryshe, dhe ka dyshime që paratë mund të kenë ardhur nga aktiviteti kriminal.

Akuza kërkoi të hetohet në masën e arrestit me burg, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Ndaj Morinës ishin ngritur tre akuza, për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.

Por këtë të shtunë, Prokuroria shkoi në gjyq vetëm me akuzën e pastrimit të parave. Akuzat shpërdorimi i detyrës dhe fshehja e pasurisë kanë rëndë ndaj Morinës. Sipas mbrojtjes të vetmet prova që solli prokuroria ishin paratë dhe disa celularë. Burime nga Prokuroria thonë se Morina ka qenë nën monitorim.

Altin Morina u kap duke qarkulluar me një automjet tip Audi Q8 me 113 mijë euro, një shumë paundësh dhe lekësh në Tiranë disa ditë më parë.

“Nuk ka prova, këto para i kam marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit. Nuk vijnë nga produkt kriminal, jam gati të bashkëpunoj me organin e akuzës për t’i dhënë prova që kanë të bëjnë me arsye personale dhe familjare. Nuk ka patur person tjetër në shoqërinë time në momentin e arrestimit. Po shkoja në shtëpi, te Komuna e Parisit, dhe isha drejtuar në “Ish-Bllok” ku banoj”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version