Një video me këngëtarin Harry Styles dhe modelen e njohur Emily Ratajkowski po bën xhiron e rrjetit. Të dy u panë duke u puthur në një rrugë qendrore të Tokios, duke habitur Hollivud pasi nuk ka asnjë lajm për lidhjen e tyre.
Përveç kësaj, raportet e fundit thanë se Harry Styles është në një lidhje me influencuesin, Yan Yan Chan, ndërsa nga ana tjetër, Ratajkowski është në lidhje me komedianin, Eric Andre. Styles dhe Ratajkoëski duket se sapo na konfirmuan romancën e tyre. Në videon e publikuar në media, ata shihen në një moment intim teksa ndajnë puthje pasionante të mbështetur te një makinë.
Ata dukej se nuk u interesuan për kureshtarët, ndërsa ishin përballë mjaft njerëzve që i njihnin. Këngëtari 30-vjeçar ndodhet aktualisht në Japoni, për turin e ‘Love On Tour’. Ndërsa, Ratajkoëski nga ana tjetër ka qenë herë pas here në mediat ndërkombëtare për partnerët e saj të ndryshëm. Disa prej tyre janë Pete Davidson, Eric Andre, Jack Greer, ndërsa thashethemet që qarkulluan në tetor donin që modelja të joshte edhe Brad Pitt.

