Seanca e sotme u shoqërua me tensione të shumta, ashtu si nga opozita dhe nga maxhoranca. Në një video shihet deputeti socialist Fatmir Xhafaj që debaton ashpër me deputetin Erion Braçe.
Nuk kuptohet qartë se çfarë po ndodh mes tyre, e se përse nisi debati. Kjo ngjarje ndodhi gjatë kohës ku opozita kërkonte futjen në rend të ditës së kërkesës për arrestimin e Arben Ahmetajt.

