Ditën e sotme është bërë publike në Fletoren Zyrtare fasha e konsumit mujor të energjisë elektrike për klientët familjarë. Sipas vendimit, çmimi i shitjes së energjisë elektrike do të jetë 42 lekë/kwh për konsumin mbi 800kWh/muaj për klientët familjar për periudhën 1 tetor–31 dhjetor 2022.
Ky vendim bie ndesh me atë që lajmëroi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, se fasha mbi 800 kilovat nuk do të hyjë në fuqi në tetor, por në mujain nëntor. Sot, u pyet nga gazetarët për këtë vendim, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, z.v kryeministrja Belinda Balluku. Ajo u shpreh se ERE ka marrë këtë vendim, por qeveria vendos nëse aplikohet ose jo.

“Duam ta sqarojmë por është pak komplekse. Fasha 800 kilovator, ERE shprehet për miratimin e çmimit. Ne
i kemi bërë kërkesën ERE-s, dhe ERE ka thënë se çmimi miratohet ky është detyra e ERE. Por kur qeveria shikon se qytetarët reflektojnë por edhe për kushtet e motit përmirësohen. Nuk e aplikojmë fashën gjatë muajit tetor. ERE ka marrë vendimin e kësaj fashe. Por qeveria po mbron biznesin e vogël dhe familjet” tha Balluku.
Nëse fasha do të aplikohet ose jo mbetet për t’u parë në faturën e energjisë elektrike…

