Fotoja që po shikoni vjen nga Lezha, ku është raportuar se është qëlluar me breshëri plumbash një automjet. Siç shihet nga pamjet, zona është e rrethuar nga forca të shumta policie. Gjithashtu, të pranishëm janë edhe banorë të zonës që janë panikosur nga zhurma e shkaktuar.
Makina është qëlluar teksa lëvizte nga Tirana drejt Lezhës. Nuk dihet ende nëse ka të plagosur apo viktima nga ngjarja në fjalë.

