Të ftuarit e rangut të lartë dhe familje mbretërore nga nga e gjithë Evropa, morën pjesë të gjithë në sallën e balloit të hotelit “Britania e Madhe”, ku u mblodhën pas varrimit të mbretit të ndjerë grek, Konstandin.
Sipas informacioneve, në sallë ka pasur rotonda me 8 persona ndërsa dekorimi përfshinte lule të bardha. Darka, siç raportohet ka kushtuar 40 mijë euro, rreth 200 euro për person. Filloi me një supë peshku, por bazohej në shije greke. Gjithashtu menyra kishte salmon, kallamar dhe karkaleca. Përveç kësaj, menyja kishte musaka vegjetariane, byrekë me spinaq, katër sallata.
Të parët që mbërritën në darkë ishin Nëna Mbretëreshë Sofia e Spanjës dhe ish-Mbreti Juan Carlos, të cilët përshëndetën turmën. Pak më vonë mbërriti mbretëresha Margarita e Danimarkës, motra e Anna Marias. Një çerek ore më vonë mbërriti gruaja e ish-mbretit me pesë fëmijët dhe nëntë nipërit e tyre.
Fotografitë nga darka tregojnë gjithashtu nipërit e ish-mbretit Konstandin të ulur në një nga tavolinat e shumta të rrumbullakëta të Ballroom.

