Zhvillime të reja nga Kosova. Departamenti amerikan i Shtetit nuk e ka mbështetur vendimin e qeverisë së Kosovës, për të shpallur 2 organizatat serbe në Veri,’Terroriste’.
Sipas DASH, ky vendim nuk është bërë në bashkërendim me SHBA dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë dhe se duhej të ishte koordinuar me personat që kanë përgjegjësinë kryesore për sigurimin e stabilitetit të Kosovës.
Departamenti i Shtetit ndër të tjera i bën thirrje Kosovës që të përmbahet nga hapat e njëanshëm.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel javën e ardhshme do të zhvillojnë takime maratonë në Kosovë dhe Serbi.
Gjatë kësaj vizitë do të diskutohet për tensionet mes dy vendeve dhe rëndësinë e de-përshkallëzimit dhe përkushtimit ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

