Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë më 24 shkurt është duke vijuar intensivisht me trupat ukrainase të cilët deri më tani luftojnë për tv mbrojtur vendin e tyre dhe për të çlirtuar territoret e pushtuara nga rusët.
Por edhe pse në luftë dhe në mobilizim ushtarak kjo nuk ka penguar mijërë ushtarë që për një moment të lënë arsmë dhe ti përkushtohen një momenti të veçantë siç është martesa.
Ministria e Drejtësisë së Ukrainës, në një postim në Twitter ka njoftuar se rreth 1300 çifte kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë që nga fillimi i luftës.
Ministria ka publikuar disa momente të veçanta të kurorëzimit të disa çifteve teksa të gjithë burrat janë në unifromën ushtarake të tyre.

