Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë thirrje në rrjetet sociale për të gjithë qytetarët shqiptarë që të bashkëpunojnë me Agjencinë Kundër Narkotikëve, DEA, nëse kanë informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga. Madje dhe kanë vendosur një numër në dispozicion. Për të gjithë “informatorët”, sigurohet që të gjitha të dhënat të mbahen të fshehta.
“Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët,”-bëhet me dije në njoftimin zyrtar.
POSTIMI I PLOTË:
