Seanca për mandatin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ka nisur me tensione në mbledhjen e Këshilli të Mandateve. Sipas ‘BalkanWeb’, opozita ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, por ka pasur replika nga ana e maxhorancës.
Debat ka pasur mes demokratit Ervin Salianji dhe deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj duke i thënë se është në konflikt interesi dhe ndaj e kërkon mbledhjen me dyer të mbyllura.
“Je e përfshirë njësoj dhe je pjesë e dosjes dhe prandaj e kërkon të mbyllur mbledhjen,”- është shprehur ai.
Ishte kërkesa e SPAK për heqjen e mandatit dhe arrestimin e ish-zv.kryeministrit, por edhe për zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura. Vetë Ahmetaj nuk merr pjesë në mbledhje, por përfaqësohet nga dy avokatët e tij.

