Pasi emëroi drejtorin e ri të policisë, Muhamet Rrumbullakun, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është pyetur në lidhje me ish-drejtorin Gledis Nano për një intervistë në mediat franceze. Nano shprehej se 14 kriminelë i kanë shpëtuar policisë për shkak të informacioneve që kanë rrjedhur nga kjo strukturë.
Çuçi u shpreh se kur nuk ka informacion drejtori i policisë për këtë çështje, është e vështirë që të ketë ministri. Çuçi u shpreh se do të thellohen hetimet dhe do të përfshihet në to edhe ish-drejtori Gledis Nano, që sipas ministrit, ka bërë një deklaratë për të shkuar drejt zbardhjes së vërtetës për të goditur ata që dekonspirojnë operacionet policore.

