Situata në lumin Vjosa vjen duke u rënduar.
Pritet një situatë e ngjashme apo më e rëndë se ajo e 2015 në këtë zonë.
Lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa shtëpi pranë Urës së Mifolit si edhe dhjetëra hektarë pyje dhe tokë bujqësore.
Në gatishmëri janë rreth 100 forca të ushtrisë, policisë, pushtetit vendor, si edhe një helikopter ushtarak.
Lumi Vjosa në Përmet ndërkohë ndodhet afër pikës kritike, por nuk e ka kaluar atë.//sosnews.al
