Emri i nën komisarit Shpëtim Kripa nuk është i panjohur, kryesisht për operacionet policore antidrogë. Në vitin 2012, agjentit i dogjën dhe makinën pas një operacini në fshatin Lazarat. Në atë kohë u sekuestruan 196 kg drogë dhe fill pas kapjes së lëndës narkotike makina e Kripës u dogj.

2012/Droga e sekuestruar në Gjirokastër

Droga u sekuestrua në një automjet tip Reno pa targa me xhama të zinj e cila udhëtonte në aksin rrugor Kordhocë- Gjirokastër. Policia u vu në ndjekje të makinës dhe drejtuesi i automjetit sapo ka parë që ndiqej nga policia ka shtuar shpejtësinë por në afërsi të vendit të quajtur NSHN, automjeti është fikur, për shkak të reshjeve të dendura të shiut të cilat kishin mbushur rrugët me ujë. Kjo ka bërë që uji të hynte në makinë dhe të fikej motori ndërsa drejtuesi braktisi ngarkesën e drogës në bagazh.

Makina e Shpëtim Kripës

Pas sekuestrimit të lëndës narkotike tre orë më pas, në një nga lagjet e Gjirokastrës u dogj makina e agjentit Shpëtim Kripa. Në atë kohë policia ngriti dyshime për një hakmarrje të trafikantëve por hetimet e tanishme kanë zbuluar se Kripa mund të jetë bashkëpunëtor i tyre që në atë kohë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version