Portieri i Polonisë, Bartlomiej Dragowski pësoi një dëmtim të tmerrshëm teksa luante për Spezian të dielën dhe tani do të humbasë Kupën e Botës.

Në minutën e 38-të të ndeshjes Verona vs Spezia, Dragowski u përplas me kundërshtarin, duke dëmtuar kyçin e këmbës.“Gardiani” u përlot menjëherë, me shokët që shkuan ta ngushëllonin.

Ai ishte vetëm 50 minuta larg nga paketimi i valixheve të tij për në Katar pasi u thirr nga Kombëtarja e Polonisë.Dragoëski ka bërë dy paraqitje për Poloninë, një në 2020 dhe një në 2022.Forma e tij për Spezian nënkuptonte se konkurrenca me Wojciech Szczesny për fanellën nr.1 do të ishte mjaft e madhe.

Por tani, atij do t’i duhet ta shikojë turneun nga shtëpia për shkak të lëndimit në kyçin e këmbës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version