Adrian Ismajli nuk e mbylli në mënyrën më të mirë ndeshjen e të hënës me Empolin ndaj Sampdorias. Pak minuta para fundit të sfidës, ai pësoi një dëmtim muskulor, u mundua të kthehej në fushë por pastaj doli përfundimisht nga loja pasi nuk mund të vazhdonte,
Një dëmtim që duket se do ta lërë për pak kohë jashtë fushave të lojës, të paktën sipas asaj që përshkruan vetë klubi i Empolit në njoftimin për gjendjen e mbrojtësit.
“Klubi i Empolit komunikon se kontrollet e kryera gjatë ditës së sotme mbi futbollistin Ardian Ismajli, kanë evidentuar një dëmtim të nivelit të ulët në një muskul në kofshën e majtë. Sportisti ka nisur menjëherë procesin e rehabilitimit me stafin mjekësor”, shkruhej në njoftim.
Pritet që Ismajli të mungojë të paktën në dy javët e ardhshme, por për momentin nuk jepen afate për kthimin e tij në fushën e lojës, ky ai ishte kthyer në një titullar të paprekshëm për Empolin.

