Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të marrë nga Prokuroria e Tiranës për dënimin e poetes Mimoza Ahmeti. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka ‘përdorur’ këtë vendim për të vijuar me sulmet e thirrjet ndaj Prokurorisë së Tiranës teksa shkruan se vendime të tilla, si dënimi i poetes Ahmeti apo edhe i këngëtarit Bojken Lako merren me zell. Ndërsa, sipas kreut të qeverisë, dosjet për miliona dollarë evazion fiskal dhe për pastrim parash, flenë ende dhe për to nuk ka asnjë vendim nga Prokuroria.
“Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!”- shkruan Rama.

