Prokuroria Speciale ka marrë sot në pyetje deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi lidhur me hetimet për rastin ‘Dehari’, çështje e cila daton më 8 dhjetor të vitit të kaluar ku nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore janë zhdukur 12 mostra të aktivistit të LVV-së Astrit Behari.

Në përfundim të dëshmisë me hetuesit, Abazi nuk ka pranuar të japë komente lidhur me rastin duke u shprehur se kjo çështje i takon Prokurorisë dhe hetuesëve. Ai gjithashtu nuk i ka kursyer ironitë për kryeministrin Kurti, duke thënë se ‘kur hyn palaçoja në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret’.

Nga ana tjetër, kryeminsitri Kurti, para gazetarëve ka thënë se akuzat janë të pavërteta dhe të pasakta. Gjithashtu Kurti tha se nuk mban përgjegjësi për fjalën publike të dikujt. 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky akt i rëndë është vërejtur gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj. Sipas saj, ky veprim ka për qëllim që të dështojë përfundimisht procesi hetimor për vdekjen e Deharit. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), dhe të njëjtit më pas janë kthyer sërish në punë.

Por, Abazi pretendon se IML-ja është nën vëzhgim të kamerave 24 orë, dhe sipas tij, dihet qartë se kush ka hyrë brenda frigoriferit për t’i nxjerr mostrat. Ndërkaq, lidhur me këto pretendime, Abazi sot është marrë në pyetje para gjykatës, ku nuk pranoi të komentonte çështjen. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version