Është mbledhur sot Kryesia e grupit të Alibejat, e cila nisi në 18:00.

Në mbledhje pritet të diskutohen çështje që lidhen me zhvillimet në PD, siç është dhe dështimi i atyre që nisën si bisedime me grupin e Berishës për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale të 2023-shit.

Nga ana tjetër nuk dihet nëse do të plotësohet kuorumi, pasi aktualisht në takim marrin pjesë 14 demokratë, nga 18 anëtarë që kjo mbledhje të jetë edhe vendimmarrëse.

Deri më tani të pranishëm në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj, janë: Xhemal Gjunkshi, Taulanta Jupi, Indrit Sefa, Gazment Bardhi, Taulant Zeneli, Fitim Zekthi, Orjola Pampuri, Endri Hasa, Juela Hamati, Gazment Koduzi, Enkeljed Alibeaj, Jonila Godole, Roland Bejko dhe Kreshnik Çollaku.

Deklaratat e zotit Berisha kanë qenë të prera sa i takon Primareve, ku sipas tij të gjithë kandidatët për kryetarë bashkie do të zgjidhen përmes këtij procesi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version