Spanja u eliminua në fazën 1/16 të Botërorit të Katarit nga Maroku, pas ekzekutimit të penalltive.

Mediat spanjolle kanë nxituar për të bërë titujt përkatës, menjëherë pas sfidës. As shkruan: “Spanja vdes si në Rusi”, duke kujtuar kështu largimin nga Kupa e Botës 2018 pikërisht me 11-metërsha nga Rusia.

“Makth penalltish nga Spanja dhe Maroku kalon tutje” – shkruan Marca. Sakaq, Mundo Deportivo hapet me: “Spanja bie me penallti ndaj Marokut”.

Vlen të theksojmë se ekipi i Luis Enriques nuk realizoi asnjë gol nga penalltitë, me Sarabia, Soler dhe Busquets që dështuan totalisht.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version