Dështon sërish përballja e dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçit me Emiljano Shullazin, për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues të GJKKO, Etleva Deda e cila ndodhet e shtruar në spital. Seanca e radhës do të zhvillohet më 27 janar ora 08:30.
I penduari i drejtësisë, Luftar Reçi u kërkua për të dëshmuar në procesin gjyqësor, kundër Indrit Taullait, Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Rusi. Reçi është dëshmitari kryesor i prokurorisë që ka pranuar për të treguar prapaskenat (sipas versionit të tij) për vrasjet në shkurt të vitit 2005.
Ai zbardhi dinamikën e vrasjeve që tronditën vendin në vitin 2005 si dhe implikimin ish-bandës së Durrësit. Të pandehur për dy vrasjet e bujshme të vitit 2005, janë marrë, Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi dhe Imdrit Tallau e Indrit Rusi.

