Policia në Belgjikë ka sekuestruar rreth 115 kilogramë kokainë të fshehur në pllaka betoni në kuadër të një operacioni policor ndërkombëtar që synon të shkatërrojë një grup kriminal serb. Ky grup kriminal, sipas “Kurir” është i lidhur me klanin Kavac. Gjithsej 9 persona u arrestuan, pesë në Belgjikë, dy në Holandë, një në Luksemburg dhe një në Serbi. 6 prej tyre janë serbë, ndërsa shtetësia e tre të tjerëve ende nuk dihet.
Droga u sekuestrua në Arlon, në juglindje të Belgjikës, gjatë kontrollit të një magazine. Të dyshuarit kanë tentuar ta fshehin kokainën me pllaka betoni për ta bërë eksportin më të lehtë.
“Janë zbuluar dhe sekuestruar të paktën 103 pako me peshë më shumë se një kilogram (rreth 115 kilogramë në total)”, të cilat vlerësohen në vlerën e 11.5 milionë eurove në treg, thuhet në deklaratën e prokurorisë.
Kërkimet u kryen njëkohësisht në Holandë, Luksemburg dhe Serbi. Kokaina që u gjet në pllaka betoni përmes kompanisë që i prodhonte nga Amerika e Jugut “futej” drejtpërdrejt në Evropë. Destinacioni përfundimtar për rekordet e kokainës supozohej të ishte Londra. Ata e zhvilluan biznesin , siç rezulton, ata fillimisht blenë pllaka betoni nga një kompani në Luksemburg, dhe më pas i zëvendësuan ato pllaka me pllaka betoni të bëra në një hangar në qytetin belg Arlon, në të cilin më pas fshehën pako kokaine.




