Detaje nga dosja e megaoperacionit në Elbasan ‘Rrjeti’ ku u prangosën 45 persona. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Chnanel, Anila Hoxha shihet se është një agjent i infiltruar brenda grupit kriminal, që ka marrë dy qese kokainë prej 0.7 gramësh nga Hekuran Gjeli, njëri prej të arrestuarve. Bazuar në përgjimet e policisë, pasi ai ka marrë sasinë e drogës ata kanë biseduar me njëri tjetrin, ku Gjeli e ka pyetur nëse i ka pëlqyer kokaina.
Pjesë nga biseda:
Gjeli: Hë ka dal e mirë?
Agjenti “K”: E mir ishte vlla.
Gjeli: Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet nai viz ene e maj të zgjedhme nuk mar kot.
Agjenti “K” :Jo ishte i mirë me verte ky.
Gjeli: Në përgjithsi e zi a kupto.
Agjenti “K”: Dilte e fuqishme fare.
Gjeli: Na e la hajt të rujt zoti.
Agjenti: Hajt.
Në operacion kanë marrë pjesë 490 punonjës policie dhe 5 dronë, ndërsa kërkimet janë zhvilluar në 52 banesa dhe 18 lokale. Operacioni është shtrirë në Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh, Librazhd, Prrenjas dhe Pogradec. Në pranga kanë ranë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale. Nga personat e arrestuar, 12 prej tyre ka qenë dënuar edhe më parë në fushën e narkotikëve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

