Zbulohen detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur në rrugën e Arbrit që shkakoi 3 viktima dhe 4 të plagosur. Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes vihet re se mjeti tip Mercedes Benz 240 ku udhëtonin Kujtim dhe Murat Istrefi me dy bashkëshortet Lulzime dhe Firuze Istrefi, ka dalë nga një rrugë dytësore duke dalë nga fshati Gjoricë ku kishin qenë për vizitë me rastin e ndërrimit të viteve.
Por pikërisht në momentin që kanë dalë në rrugën nacionale i kanë prerë rrugën mjetit tip “Mercedez Benz” me targa angleze. Si pasojë e shpejtësisë, përplasja ka qenë shumë e fuqishme dhe mjeti ku udhëtonin viktimat është ndarë në 2 pjesë.
Përplasja ndërmjet makinave ka qenë aq e fortë saqë mjeti është ndarë më dysh. Rruga ku ka ndodhur aksidenti është problematike pasi nuk ka asnjë kufizim të shpejtësisë, ka mungesë sinjalistike si dhe mungesë ndriçimi. Por edhe shpejtësia e lartë mendohet se ka qenë një prej shkaqeve të aksidentit të ndodhur. Në natën e ndërrimit të viteve, po në aksin Bulqizë-Maqellare, shumë pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik mbrëmjen e sotme, ndërroi jetë edhe 24-vjeçari Yllson Tasha.

