Zbulohet një dhomë e transformuar për lojëra pokeri në një lokal në lagjen ‘Bashkimi’, në Vlorë. Policia arrestoi një 32-vjeçar, i cili administronte këto ambiente të kthyera për organizimin e lojës së pokerit. Në hetim është vënë edhe një 40-vjeçar, i punësuar në lokal, pasi vinte baste me aparat celular.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokal, policia gjeti 1 tavolinë pokeri dhe 1 valixhe me çipsa, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik ndaj 40-vjeçarit, i punësuar në këtë lokal, atij iu gjet dhe iu sekuestrua 1 aparat celular, të cilën dyshohet se e përdorte për vënien e basteve.
32 vjeçari do të hetohet, për veprat penale “Organizmi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për organizimin apo luajtjen e lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit”.

NJOFTIMI I POLICISË:
Goditet 1 tjetër rast i organizimit të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”. Kishte përshtatur ambientet e lokalit që administronte, për organizimin e lojës së pokerit, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari. Në hetim dhe një 40-vjeçar, i punësuar në lokal, pasi vinte baste me aparat celular. Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe 1 aparat celular.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera në të cilat mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë evidentuar dhe goditur 1 tjetër rast të kësaj veprimtarie të paligjshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrimin e shtetasit L. Gj., në lagjen “Bashkim”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 tavolinë pokeri dhe 1 valixhe me çipsa, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit G. H., i punësuar në këtë lokal, atij iu gjet dhe iu sekuestrua 1 aparat celular, të cilën dyshohet se e përdorte për vënien e basteve.
Në përfundim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Gj., 32 vjeç, për veprat penale “Organizmi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për organizimin apo luajtjen e lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit”, se dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin G. H., 40 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

