Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi dhunën e ushtruar nga mbështetësit e Lulzim Bashës mbi gazetarët dhe deputetët në mbledhjen e kryesisë së PD-së së vulës. Berisha u shpreh se dhunë kanë ushtruar gangsterë dhe rrugaçë, të cilët kanë kërcënuar dhe fyer gazetarët dhe deputetët. Po ashtu Berisha u shpreh se ky ishte një skenar i Ramës.
“Dënoj me forcën më të madhe gangsterët që kanë kërcënuar gazetarët të cilët kanë ndjekur gjithë natën një takim ku ka pasur deputetë dhe jo deputetë dhe në vend që të falënderohen për sakrificën e tyre, gazetarët janë përballur me sharje, me kërcënime rrugaçësh për fajin e vetëm se po bënin me sakrifica të vërteta detyrën e tyre. Nuk jam që tu sugjeroj cilin lajm do të ndjekin, por ata në asnjë rrethanë as nuk mund të fyheshin, as nuk mund të kërcënoheshin. Ata që mendojnë se do mbyllin problemet duket fyer dhe kërcënuar gazetarët janë gangsterë, rrugaçë. Po kështu dënoj kërcënimet që u janë bërë deputetëve, akte këto të një politike dhune të turpshme që ka në origjinë skenarët e Edi Ramës”, tha Berisha.

