Drejtori i OSHEE në Lezhë është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Korrespondenti i Panorama, raporton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Shënkollit, ku 43-vjeçari Edmir Perndreca teksa po udhëtonte me makine është përplasur nga prapa nga një tjetër automjet.
Sipas Policisë, pas ngjarjes, Perndreca është dhunuar nga dy personat te cilet ishin pasagjere ne makinën tjetër.
43-vjeçari është transportuar në spitalin e Lezhës, por pasi mori ndihmën e parë mjekësore aty është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Edmir Perndreca 43-vjec, mban prej me shume se 1 viti poston e drejtuesit të OSHEE.

