Është rikthyer në qeli Klement Ndina, 48 vjeçari i cili dhunoi me mjete te forta Konstandin Xhallon dhe babain e tij.
Ngjarja ndodhi në qendër të Përmetit me 29 tetor dhe autori u vendos në pranga, por Gjykata e Përmetit e liroi nga qelitë dy ditë më pas duke dhënë masën ‘arrest shtëpie’.
Por Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka hedhur poshtë këtë vendin duke e rikthyer në burg 48-vjeçarin.
Gjatë seancës, gjyqtari Arben Dosti e ka quajtur te paligjshme dhënien e kësaj mase ndaj Klement Ndinës. Gjithashtu në qeli është rikthyer edhe Gjergji Bojo, i cili po ashtu u lirua nga burgu pasi Gjykata e Përmetit vendosi masën “Detyrim Paraqitjeje”, ndonëse për te dy prokurori kishte kërkuar masën “burg pa afat”.
Mesditen e 29 tetorit, Konstandin Xhallo u dhunua nga dy të arrestuarit dhe u dërgua në spitalin e Traumës.
Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Përmetit shumë pranë komisariatit të policisë. Panorama.al mëson se ata janë goditur me leva dhe me çekiçë.

