Gert Shehu, i cili dhunoi Sali Berishën duke e goditur me grusht në protestën e 6 dhjeotrit, i është drejtuar Gjykatës së Apelit Tiranë për sa i përket vendimit të Shkallës së Parë që caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ai ka dorëzuar ankim ndaj vendimit në fjalë duke kërkuar masë më të lehtë sigurie.
Shehu akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosjes së lehtë me dashje të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Më 6 dhjetor, 31-vjeçari Gert Shehu goditi me grusht kreun e PD-së Sali Berisha teksa ky i fundit doli nga selia blu dhe iu bashkua protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në momentet që agresori goditi me grusht Berishën, por ai është neutralizuar nga truprojat dhe më pas u arrestua nga policia.

