Këngëtarja e njohur Elsa Lila u arrestua në mars te këtij viti pasi dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale, por pas hetimeve dhe provave këngëtarja u shpall e pafajshme dhe u lirua nga të gjitha akuzat.
Së fundmi artistja iu është bashkuar rrjetit social Instagram dhe shihet se përgjatë ditëve të fundit ka qenë shumë aktive. Elsa ka kujtuar me nostalgji disa nga performancat e saj në koncerte të ndryshme.

Me postimet fundit në InstaStory , këngëtarja ka realizuar një set fotografik nga Fadil Berisha.
Këngëtarja shqiptare u arrestua më 16 Mars të këtij viti nga policia italiane pas operacionit për shkatërrimin e një grupi kriminal italo-shqiptar që merrej me trafik droge.
Blutë italianë vunë në pranga 9 persona mes të cilëve edhe këngëtarja 40-vjeçare Elsa Lila, e cila sipas mediave mbante llogaritë financiare të grupit kriminal.