Konferenca e Sigurisë në Mynih u hap ditën e sotme, duke bashkuar liderët botërorë përpara përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës. 

Marrëdhëniet SHBA- Kinë do të jenë gjithashtu në fokus në mbledhjen treditore, me tensione të larta pasi Uashingtoni rrëzoi një balonë të supozuar të mbikëqyrjes kineze mbi territorin amerikan. 

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron do të flasin në ngjarjen e hapjes, të fokusuar në Ukrainë. 

Nënpresidentja e SHBA Kamala Harris dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken, kryediplomati kinez Wang Yi dhe shefi i NATO-s Jens Stoltenberg gjithashtu do të marrin pjesë. 

Po ashtu në axhendën e konferencës do të flitet dhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbinë, ku fokusi do të jetë te plani franko-gjerman. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version